Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Drini i Zi bëhet i kuq

Uji në lumin “Drini i Zi” është skuqur nga gurët dhe tamponi që janë vendosur në fund të koritës së këtij lumi.

Kryetari i komunës së Strugës, Zabzun Mustafa thotë që lumi ka marrë ngjyrë të kuqe nga nxjerrja e tamponit dhe gurëve nga lumi, transmeton InfoShqip.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kishte rrezik që muri rreth lumit të rrëzohet, për çka u detyruam ta sanojmë. Sanimi përfundoi dhe tani dalëngadalë i nxjerrim gurët dhe tamponin të cilin vendosëm në koritën e lumit që të mund të punojnë makinat. Ngjyra e kuqe e ujit u paraqit nga tamponi që e nxorëm. Deri në fund të ditës do ta pastrojmë koritën e lumit dhe nga nesër Drini nuk do të jetë i kuq”, theksoi Mustafa.