Oficerët e Policisë në Florida të SHBA-së i dolën në ndihmë një dreri që mbeti i bllokuar në një rrjetë, shkroi “Upi” të shtunën.
Koka e drerit ishte lidhur në rrjetën e një hamaku të lidhur në një pemë, derisa kafsha e pati të pamundur të lëvizte.
Policia, së bashku me ekipin për shpëtimin e kafshëve të egra, i harxhuan 20 minuta për ta liruar drerin.
Kafsha nuk u lëndua rëndë gjatë procesit dhe lirimi ndodhi me sukses. Ndërkohë, nuk është bërë e ditur se si dreri mbeti aty.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarrfikësit amerikanë shpëtuan drerin e bllokuar në akull
-
Zjarrfikësit amerikanë shpëtojnë drerin që u bllokua në ujin e ngrirë
-
Pas 12 ditësh shpëtohet dreri që i ngeci ena e plastikës në kokë
-
Zjarrfikësit amerikanë shpëtojnë drerin e bllokuar në akull
-
Zjarrfikësit shpëtojnë drerin e bllokuar në akull