Të bindësh fëmijët të hanë fruta dhe perime është një nga gjërat më të vështira si prind.
Por, jo për Charlotte Travers, shkroi të enjten DailyMail.
Djali i saj 6 vjeç, Thomas, i adhuron portokajt, aq sa nganjëherë ha një shportë të tërë në ditë.
Por ka një anë të çuditshme – e kthen lëkurën e tij në ngjyrë të verdhë.
Travers bën shaka tani me fenomenin duke e quajtur djalin e saj “Thomas Simpsoni”, në krahasim me karakterin e famshëm të filmave.
Edhe
Lëngu i portokallit mund të bëjë për trupin më shumë se ajo që mendonin shkencëtarët
Në fillim ngjyra e lëkurës e alarmoi familjes ashtu si edhe mjekët që nuk e dinin shkakun.
Lëkura e verdhë njihet se shkaktohet nga probleme në organe si veshkë dhe mëlçi.
Por, Thomasi nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Kur u tha se Thomasi kishte një zakon të çuditshëm ushqimi ku hante një shportë portokaj përditë, misteri u zgjidh.
Përgjatë kohës, konsumimi i një sasie të madhe të portokajve mund të shkaktojë zverdhjen e lëkurës.
Edhe
Të mirat që i sjell shëndetit portokalli
Por, nuk është e dëmshme. Megjithëse mund të marrë muaj që lëkura të kthehet në ngjyrën normale.
{gallery}