Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në Britani të Madhe, digjet një hangar me mbi 80 vetura të shtrenjta

Një hangar me plot super vetura në Cheshire në Britani të Madhe është përfshirë nga zjarri.

Sipas një postimi në Facebook të faqes “Supercar Fails”, thuhet se në hangar ishin mbi 80 vetura të shtrenjta të cilat janë djegur në tërësi, duke përfshirë edhe këtë LaFerrari gjysmë të djegur që shihet në foto.

Ky Ferrari ishte njëri nga 499 njësi të prodhuara dhe se vlera e tij thuhet se është mbi një milion funte. Në mesin e këtyre super veturave që janë shkatërruar thuhet se ishte Jaguar XJ220, një nga 287 njësi të prodhuara.

Gjithashtu thuhet se vetura më e shtrenjtë në këtë koleksion që është shkatërruar nga zjarri kishte vlerë mbi 3 milionë funte, shkruan index.hr.

Pronari i këtij koleksioni i ka mbajtur këto vetura në dy salla dhe zjarri i kaploi jashtëzakonisht fort. Edhe pse shumica e këtyre veturave ishin të siguruara, në mesin e tyre kishte edhe modele unike kështu që humbja është e pariparueshme.

Edhe Super Mercedesi që kushton 2.5 mln euro digjet gjatë transportimit Auto Super Mercedesi që kushton 2.5 mln euro digjet gjatë transportimit

Një burim jozyrtar, “The Sun”-it britanik i ka thënë se pronari e ka shumë të vështirë ta përballojë këtë humbje.

{gallery}

Këto janë disa nga veturat e rralla që janë djegur:

Aston Martin AMV12S

Aston Martin Zagato

BMW M2

Fiat 695 Biposto

Ferrari 250 GTE

Ferrari 355 Fiorano Handling pack

Ferrari 360 Spider

Ferrari 599GTO

Edhe Gjendet pas 47 vjetësh vetura e rrallë në Britani Auto Gjendet pas 47 vjetësh vetura e rrallë në Britani

Ferrari F12tdf

Ferrari GTC4 Lusso

Ferrari Pista (Red one)

Ferrari 812SF

Lamborghini Tractor

Lexus LFA

McLaren chassis

McLaren 650S

McLaren 675LT

McLaren Senna

Edhe Jahti i djegur në Angli ishte ndër më të shpejtit në botë Auto Jahti i djegur në Angli ishte ndër më të shpejtit në botë

Porsche 991 Endurance Cup

Porsche CGT