Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dhjetori pa borë, befason Moskën

Foto: CNN

Njerëzit në Moskë kanë mbetur të befasuar që fundin e dhjetorit duhet ta presin pa borë.

Edhe pse të befasuar shkaku i mungesës së borës, shumë prej tyre, kanë deklaruar se lirshëm do të vozisin veturat e tyre.

“Është gjë e mirë sepse mund të ngas motoçikletën time edhe gjatë dhjetorit”, ka thënë Olesya.

E shumë të tjerë, shpresojnë që Viti i Ri të vijë në Moskën e mbuluar me borë, transmeton KTV.

“Natyrisht se do të doja borën, por nuk kemi çfarë të bëjmë? Por me këtë mot të nxehtë mund të shëtisim pa marrë ftohje”, ka thënë Loseva.

Dhjetori i viteve të kaluara e ka zënë Moskën në temperatura të ulëta, por sivjet kryeqyteti rus ka shijuar temperaturat deri në 7.5 gradë Celsius.

Moti i nxehtë ka ardhur nga Oqeani Atlantik ndërsa meteorologët kanë parashikuar se në festat e fundvitit, në Rusi do të ketë vetëm shi.

Artikuj të ngjashëm