Dhjetra njerëz po përballen me gjobë deri në 3 mijë euro për vjedhjen e rërës së plazhit dhe guaskave nga ishulli italian i Sardenjës, raportojnë mediat lokale.
Autoritetet kanë thënë të shtunën se 41 individë ishin raportuar për vjedhje të rreth 100 kg të sendeve nga plazhet në incidente të veçanta.
Rëra e bardhë e famshme e Sardenjës është e çmuar në ishull dhe është rreptësishtë e ndaluar ta heqësh atë.
Tregtia e rërës dhe guaskave të Sardenjës u bë e paligjshme në vitin 2017.
Gjobat e vendosura mund të duken të rënda, por prej vitesh banorët e ishullit janë ankuar për vjedhje të pasurive të tyre natyrore.
Edhe
22 kg rërë dhe guaca të vjedhura gjenden në çantat e turistëve në Sardenjë
Turistët, kryesisht evropianë dhe përfshirë disa italianë, vjedhin rërën për ta mbajtur si suvenire ose e shesin në ankand në internet.
Si pjesë e një hetimi në vazhdim, policia ushtarake dhe doganore në Sardenjë kanë monitoruar aeroportet dhe portet, dhe gjithashtu duke kërkuar në faqet e internetit për shitje të paligjshme. Turistët që përpiqen të vjedhin rërën duke e futur në shishe në bagazhet e veturave të tyre janë kapur gjatë kontrolleve doganore duke përdorur rrezet X.
-
Plazhi italian ndalon çadrat për personat mes moshave 10 deri 65 vjeç
-
Gjoba deri në 200 euro për turistët që ecin rrugëve me rroba plazhi në fshatin pranë liqenit Como
-
Italiani stërvit qenin për të hedhur bërllokun në vende të paligjshme
-
Italianët ua kthejnë shpinën plazheve private për shkak të çmimeve