Banka më e madhe gjermane, “Deutsche Bank” transferoi gabimisht 28 miliardë euro në një transaksion të bërë para Pashkëve, konfirmoi sot banka.
“Banka i dërgoi këto para, më 16 mars, në një tjetër llogari të Deutsche Bank tek Eurex që merret me këmbimin e derivateve dhe jo tek një klient”, njoftoi një zëdhënës në Frankfurt.
Një sasi parash shumë më e vogël dhe e paspecifikuar ishte për t’u dërguar në vend të kësaj shume të gabuar dhe jashtëzakonisht të lartë, që është edhe më e lartë se 24 miliardë eurot që vlen në treg ky sektor.
Megjithatë asnjë dëmtim nuk erdhi nga ky gabim, me transaksionin që u anulua pak minuta pasi ishte bërë, përcjell ksp.
Banka tha se ka analizuar arsyet e këtij gabimi dhe ka marrë masa që të mos ndodh sërish.
Ky gabim ndodhi në ditët e fundit të shefit ekzekutiv, John Cryan, i cili del në pension.
-
Banka britanike shpërndan gabimisht te klientët 154 milionë euro
-
“Deutsche Bank” pjesë e skemës së pastrimit të parave ruse, rrezikon “kolapsin”
-
“Deutsche Bank” pritet të largojë 10 mijë punëtorë nga puna
-
Hajnat përdorin makinë shpimi për të vjedhur 30 milionë euro nga një bankë në Gjermani
-
Gjermania arreston 18 të dyshuar për mashtrim online, dëmi mbi 300 milionë euro