Kuriozitet

Detaji interesant, çfarë ndodhi me karrigen e Kim Jong-un para takimit me Putinin?

Presidenti rus Vladimir Putin u takua dje me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, por videoja e realizuar para takimit ka tërhequr vëmendjen.

Karrigia që ishte planifikuar për Kim Jong-un u kontrollua me dhjetëra herë pasi dyshohej se mund të thyhej për shkak të peshës së liderit të Koresë së Veriut. Sipas mediave koreano-jugore, pesha e Kim është rreth 120 kg.

Mediat publikuan një video të disa personave duke fshirë karrigen në të cilën do të ulej presidenti i Koresë së Veriut dhe më pas u testua për rrezatim kimik para takimit me Putinin.

Putin dhe Kim u takuan në kozmodromin Vostochny në rajonin Amur të Rusisë.

Mediat ruse raportojnë se Putini i tregoi Kimit ndërtesën ku po montohet raketa e re hapësinore ruse Angara. Raketa Angara 42.7 metra lëshon objekte në orbitën e ulët të Tokës.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Korenë e Veriut për furnizim me armë të Rusisë, por nuk është e qartë nëse ato janë dorëzuar. Si Rusia ashtu edhe Koreja e Veriut i kanë hedhur poshtë pretendimet, por kanë premtuar të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje.