Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dështon misioni për nisjen në Hënë i anijes hapësinore të Indisë

India ka shtyrë misionin e saj të dytë në hënë, për shkak të asaj që agjencia hapësinore e vendit e përshkroi si një "pengesë teknike".

Misioni Chandrayaan-2 u ndërpre më pak se një orë përpara nisjes.

Një zëdhënës i Organizatës për Hulumtime Hapësinore indiane, siç transmeton REL, tha se një problem teknik i paspecifikuar ishte vërejtur në sistemin e nisjes së raketës.

Agjencia tha se do të njoftojë një datë të e re të nisjes.

Chandrayaan, është projektuar për të eksploruar depozitat e ujit të konfirmuara nga një mision i mëparshëm hapësinor indian.

Edhe Dështon misioni indian në Hënë, stacioni hapësinor humb kontaktet me sondën Kuriozitet Dështon misioni indian në Hënë, stacioni hapësinor humb kontaktet me sondën

Nëse India do të menaxhonte uljen në Hënë, do të ishte vendi i katërt që do ta bënte këtë, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

Misioni i parë në Hënë nuk realizoi ulje, por bëri kërkimin e parë dhe më të detajuar për ujin atje.