Në ditëlindjen e 34-të Jenny Marr dhe burri i saj, vendosën se ishte koha të fillonin të provonin për një fëmijë.
Çifti Jenny Marr, 35 vjeç dhe burri i saj, Chris Marr, 35 vjeç, jetojnë në qytetin amerikan të Dallasit.
Më 6 tetor ajo mësoi se ishte shtatzënë. Pas më shumë se 10 javësh shtatzënë Jenny shkoi me bashkëshortin për të bërë eko. Në ekran mjeku zbuloi se në barkun e 34 vjeçares po rriteshin tri foshnje.
Pas rreth gjashtë minutash tronditje dhe heshtje, lotët filluan të rrjedhin për të dy prindërit.
“Duket e tmerrshme të thuash, por nuk e di nëse do të ishin domosdoshmërisht lot gëzimi. Ne ishim plotësisht të tronditur dhe sinqerisht, të tmerruar,” tha Chris Marr.
Por nuk mbaron këtu. Pas disa javësh Jenny dhe Chris shkojnë përsëri në spital. Mjeku u tha se është 100% i sigurt se 34-vjeçarja do të sjellë në jetë 4 foshnje.
Edhe
Është vetëm 30 vjeçe, por ka 11 fëmijë
Të katër djemtë lindën të fortë dhe të shëndetshëm, dhe madje edhe fëmija më i vogël, me peshë 879 gram, nuk iu dha ndihma e oksigjenit.
Të katër qëndruan në njësinë e kujdesit intensiv për disa javë për t’u monitoruar, ndërsa djali i fundit mbërriti në shtëpi javën e kaluar.
Prindërit Marr thanë që ata po shijojnë çdo moment me djemtë e tyre, duke parë ndërsa rriten dhe ndryshojnë çdo ditë.