Një deputete e Zelandës së Re shkoi me biçikletë në spital pasi i kishin nisur dhimbjet e lindjes.
Deputetja Julie Anne Genter, ka shkruar në Facebook pasi ka sjell në jetë foshnjën e saj, se nuk e kishte planifikuar të bënte kështu por që përfundoi duke shkuar vetë në spital, dhe atë me motoçikletë.
“Vërtet nuk kisha në plan të lindja me biçikletë, por përfundoi duke ndodhur”, ka shkruar Julie Anne Genter në Facebook më pas.
Zëdhënësja e Partisë së Gjelbër për transportin nuk po e bënte këtë për herë të parë - ajo ishte ministre tre vjet më parë kur kishte bërë një udhëtim të ngjashëm. Genter, 41 vjeç, është një avokate e njohur dhe e hapur e çiklizmit.
Politikanja e lindur në SHBA tha se kontraktimet e saj "nuk ishin edhe aq të këqija" kur ajo dhe burri i saj vendosën të shkonin në spital me biçikletë.
Genter ka postuar një foto të çiftit në parkingun e spitalit.
Big news! At 3.04am this morning we welcomed the newest member of our family. I genuinely wasn’t planning to cycle in...
Posted by Julie Anne Genter MP on Saturday, November 27, 2021