Një burrë austriak mund të dënohet me 160 euro gjobë për shkak se i kishte cilësuar policët si “shtrumfa” në një lajmërim që kishte bërë për kontrollin e shpejtësisë në rrugë.
Agjencia Austriake e Lajmeve raportoi se autoritetet në provincën e Tirolit i kanë shqiptuar gjobë një personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, për shkelje të “mirësjelljes publike” duke “diskreditim ndaj dy zyrtarëve policorë”, transmeton Koha.net.
Postimi i burrit në një grup në Facebook kishte njoftuar shoferët tjerë për “dy shtrumfa që po qëndrojnë me laserë” në një rrugë lokale. Ndërsa ankesa erdhi nga një polic që gjendej në grup.
Gazeta lokale “Tiroler Tageszeitung” raportoi se burri potencon se termi “shtrumf” ka pasur qëllimin e një shakaje të padëmshme e jo ofendim, dhe planifikon të mbrojë veten në këtë rast.
-
Pazari i policit: Dënimi 150 euro, por për ty 40 në shenjë respekti
-
Shoferi në Zvicër gjobitet me 90,000 franga për tejkalim shpejtësie
-
Shteti që iu dënon nëse flisni në telefon me zë të lartë
-
Gjobitet shoferi në Prishtinë pas publikimit të vozitjes së tij të rrezikshme në rrjete sociale
-
Mori pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, gjobitet me 400 euro dhe i pezullohet patentë shoferi