Kuriozitet

Demi bllokon autostradën në Skoci, policia fton shoferët për kujdes

Policia në Skoci i paralajmëroi shoferët në autostradën M8 që të kenë kujdes, pasi një dem ishte futur në trafik dhe po shkaktonte probleme, shkroi “Upi” të dielën.

Në njoftimin e autoriteteve skoceze u tha se demi u fut “papritmas” në rrugë duke i detyruar disa vetura të ndaleshin, në mënyrë që të mos përplaseshin me të.

Në etiketën e veshit që demi e mbante shkruhej “Djali i dashuruar”. Policia e publikoi këtë në Twitter, duke thënë se kafsha megjithatë nuk po largohet dhe ende nuk e kanë gjetur pronarin.

“Pavarësisht se e thirrëm me emrin në etiketë, ai nuk dukej se na pranoi dhe po presim fermerin vendas për të ndihmuar”, u tha në njoftim.

Nuk është bërë e ditur nëse pronari ka dalë më vonë në vendin e ngjarjes.