Po kërkoni një shtëpi të re dhe nuk jeni të shqetësuar nga gjërat që 'përplasen' gjatë natës? Jeni me fat. Shtëpia e fermës së përhumbur në Rhode Island të SHBA-së, e shfrytëzuar për të xhiruar një ndër filmat më të frikshëm, "The Conjuring", ka dalë në treg.
Vlera e saj është 1.2 milionë dollarë. Sipas agjentit të pasurive të patundshme, Mott & Chace Sotheby, shtëpia me 3.109 metra katrorë në 8.5 hektarë është ndër "shtëpitë më të njohura të përhumbura në Shtetet e Bashkuara".
Dy shtëpi në oborrin ku u xhirua filmi i famshëm horror
Legjenda thotë se shtëpia ishte në pronësi të Bathsheba Shermanit, grua e çuditshme për rrethin, e lidhur me çështje të magjisë së zezë, e cila jetoi aty në vitin 1800.
Historia e saj shumë e përfolur është shndërruar në dokumentarë historikë dhe në filmin e famshëm "The Conjuring", i ndarë në tri pjesë. Filmi, i drejtuar nga James Wan dhe aktoren e njohur Vera Farmiga, përcjell jetesën e një familjeje të terrorizuar nga shpirtrat që ndjek shtëpinë e tyre.
Shtëpia në fjalë, që tashmë është në shitje, ka ngjarje të shumta sipas pronarit aktual, dhe se brenda saj "kanë ndodhur ngjarje të panumërta"