Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Del në ankand videoloja e parë e kompanisë “Atari”

Një prototip origjinal për sistemin e videolojërave i kompanisë “Atari Home Pong”, u hodh në ankand të hënën (21 mars) në Boston të SHBA-së. Çmimi i këtij prototipi është 270.000 dollarë dhe siç raportoi Upi të hënën, erdhi nga koleksioni i krijuesit të lojërave.

Kjo videolojë është e versionit ‘Sears Tele-Games”, e krijuar në vitin 1970, derisa në ankand doli edhe letra origjinale e nënshkruar nga krijuesi Alcorn.

“Në vitin 1975, Atari kishte arritur të bëhej dominues në biznesin e videolojërave. Na u deshtë ta bënim të funksiononte nëpërmjet një çipi të vetëm, me një çmim që konsumatori ta përballonte”, u tha në letër.