Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Del birra për qentë, mund ta pijë dhe pronari

“Busch Beer” bëri një njoftim të veçantë në Ditën Ndërkombëtare të Qenve: ka nxjerrë një birrë për ta!

Birra që konsumojnë njerëzit nuk është e mirë për qentë; në përgjithësi asnjë lloj pije alkoolike nuk është.

Por, siç transmeton “Shqip” të premten, kjo kompani gjeti një mënyrë që pijen e tyre të shumëpreferuar, mjaft amerikanë ta ndajnë me qentë e tyre ( sepse mund ta pinë dhe pronarët, ndonëse mund të mos e pëlqejnë aq shumë, sepse është pa alkool.

Në fakt, nuk është as tamam birrë, por për bazë ka lëngun e kockave të mishit dhe erëza e bimë të ndryshme, megjithatë sërish nuk bën dëm ta provoni.

Artikuj të ngjashëm