Turisti britanik Gavin Cox (58) ka ngritur padi kundër David Copperfield, pasi ishte rrëzuar dhe lënduar derisa po merrte pjesë në trikun "Lucky #13" në Las Vegas, në vitin 2013.
Ai ka lënduar krahët dhe pohon se vuan nga dhimbjet dhe lëndimi i trurit dhe se për shërim kishte shpenzuar mbi 400.000 dollarë, transmeton KosovaPress.
Edhe pse avokatët e magjistarit 61-vjeçar pohuan se zbulimi i trikut do të dëmtojë financiarisht, një gjykatës i Las Vegasit urdhëroi magjistarin e famshëm të zbulojë trikun e tij.
Copperfield në trikun e tij, të cilin pa problem e kishte kryer me mijëra herë, bën që 13 shikues të zgjedhur në mënyrë të rastësishme "zhduken" pasi bie perdja në skenë për t'u shfaqur në pjesën e fundit të sallës.
Chris Kenner, producent ekzekutiv, zbuloi në gjykatë se shikuesit e zgjedhur, pas mbulimit të tyre, kalojnë nëpër pasazhe sekrete në skenë dhe vetë ndërtesa për t'u kthyer në derën e pasme. I pyetur nëse ai ishte fajtor për dëmtimin e Cox, Copperfield tha se kjo varet nga ajo që kishte ndodhur.
Edhe
Gjykata në Kaliforni vë në dyshim një pjesë të akuzave për ngacmim seksual ndaj Will Smithit
"Nëse do të kisha gabuar diçka, atëherë do të isha fajtor", tha magjistari.
Procesi gjyqësor do të vazhdojë të martën e ardhshme.
-
Will Smithi akuzohet për manipulim nga violinisti i turneut
-
Lionel Richie rikthehet në skenë pas vizitës në spital
-
Chris Brown urdhërohet të paguajë miliona dollarë pasi qeni i tij sulmoi pastruesen e shtëpisë
-
Lionel Richie dërgohet në spital pasi ndërpreu koncertin për shkak të një problemi shëndetësor