Emmanuel Macron, kandidati i qendrës për zgjedhje presidenciale në Francë u fut mbrëmë në balotazh me kandidaten Marinë Le Pen.
Por nga jeta e Macron mbase keni dëgjuar shumë pak, ndonëse as në politikë ai nuk ka shumë përvojë, shkruan DailyMail, përcjell Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmmanuel Macron është një 39 vjeçar i martuar me Brigitte Trogneux 64 vjeçare, pra kanë 25 vjet diferencë.
Dhe jo vetëm kaq, Brigitte ka qenë edhe profesoreshë e Macron kur ai ishte një adoleshent në shkollë.
Lidhja e tyre e dashurisë ka filluar kur ai ishte 18 vjeçar në një shkollë private në Amiens, në veri të Francës.
Ka shpresa të mëdha që Macron dhe Trogneux do të jenë banorët e ardhshëm në Pallatin Elize.
Takimi i tyre i parë ishte kur Macron ishte vetëm një 15 vjeçar.
Ndërkaq në moshën 17 vjeçare, Macron i kishte premtuar Trogneux se ai do të martohej me të.
Trogneux ka tre fëmijë me ish-burrin e saj, me të cilin është divorcuar dhe ka shkuar të jetojë bashkë me Marcon, me të cilin u martua në vitin 2007.
Rezultati i votimit për raundin e dytë do të jetë më 7 maj.
{gallery}