Të gjithë e njohin Normanin në Bury Saint Edmunds. Xhaketa dhe biçikleta e tij janë gjë e zakonshme në rrugët e këtij qyteti.
Ai çdo javë bën 100 milje me biçikletë që i bie 5 mijë milje në vit. Rrugët e këtij rajoni të Suffolkut ngjallen nga lëvizjet e tij.
Këto ditë fshati ka dalë në rrugë për t’ia uruar ditëlindjen jubilare. Thotë se është hero i fshatit të tij.
Mirëpo, jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë e qetë si në fshatin e Suffolkut. Normani ka shërbyer në Luftën e Dytë Botërore dhe ishte i burgosur lufte kur aeroplani i tij u rrëzua në Gjermani.
Gjatë periudhës si i burgosur ka kaluar shumë kohë duke ecur. Ditët e vuajtjes i ka lënë prapa. Tani lëviz rrugëve kur të dojë dhe gjithmonë shmang motin e ligë.
-
Biçikletë dhe akullore, Tuchel tregon si po e përballon stresin e Botërorit
-
Neymari tërheq vëmendjen në Florida
-
SHBA-ja festoi 250-vjetorin mes fishekzjarreve spektakolare dhe motit ekstrem
-
“S’kisha parë njerëz të buzëqeshur derisa mbërrita në Mbretërinë e Bashkuar”
-
Lufta e harruar që po shndërrohet në apokalips