Një çift në Tennesse të Amerikës është arrestuar pasi ka tentuar të shesë beben pesë muajsh në Craiglist për 3 mijë dollarë.
Deanna Lynn Greer, 37-vjeçare, dhe John David Cain, 26-vjeçar nga Greene County i Tennesset ishin marrë vesh me një polic të infiltruar për shitjen e bebes.
Policia filloi hetimet kur pa shpalljen e çiftit në internet. Zyrtarët policor fillimisht menduan se ishte mashtrim, por më vonë e zbuluan se çifti e kishte ndërmend ta shiste beben.
Çifti është arrestuar të premten, ndërsa bebja është në përkujdesjen e shtetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Kinë, çifti shet binjakët për të shlyer borxhet
-
Shtrenjtimi i vezëve detyron amerikanët të marrin pula me qira
-
Nëna punëson vrasës me pagesë për vrasjen e djalit të saj 3-vjeçar në Miami
-
Serbi, babai shet vajzën e tij të mitur për 3,000 euro
-
Një grua kërkon prindërit, zbulon se u shit kur ishte foshnje