Çifti në Odessa të Ukrainës është martuar brenda në bunker, ku po qëndrojnë qytetarët të strehuar nga bombardimet ruse, raporton “India Herald”.
Martesa ka ndodhur në fshatin Avangard të Odessas.
Ceremonia u nis nga Elena Shramko, administratore e Qendrës Avant-garde, por u desh të vazhdohej në strehimore pas ndezjes së alarmeve.
Zyrtarisht, Vladislav dhe Natalia Klevetes u kurorëzuan në bunker ku po strehoheshin për të shpëtuar nga bombardimet.
“Derisa fëmijët po lindin në Kiev gjatë bombardimeve, familje të reja po lindin në Vanguard! Lavdi Ukrainës!” – uruan të sapomartuarit.
Artikuj të ngjashëm
-
Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë
-
Lufta ka shkaktuar krizë të madhe demografike në Ukrainë
-
Vazhdojnë sulmet në Ukrainë dhe Rusi në prag të bisedimeve të paqes në Gjenevë
-
Banorët e kryeqytetit ukrainas përballen me sulmet ruse e dimrin e pamëshirshëm
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, gjashtë të vdekur