Kuriozitet

Çifti amerikan tmerrohet kur gjen aligatorin në korridorin e shtëpisë

Një çift amerikan u zhvendos së fundmi nga Arizona në Luiziana, por shpejt hasën në diçka që s’iu kish ndodhur më parë. Qeni i tyre besnik i “njoftoi” se një aligator ishte futur brenda shtëpisë, shkroi Upi.

Don dhe Jan Schultz, që gjetën shtëpi të re në New Iberia, thanë se u zgjuan kur qeni i tyre shtatëvjeçar, australian, lehte.

“Qeni ynë ‘panda’ rënkoi thellë dhe zgjoi bashkëshorten time dhe ajo më preku duke më thënë se ‘mendoj që dikush është në shtëpi’. Kështu që u ngrita dhe shkova në korridor për të kontrolluar. Pashë formën e një aligatori”, deklaroi Don.

Çifti ftoi ekipet e kafshëve të egra dhe policinë, e ata dolën në vendin e ngjarjes për t’u dalë në ndihmë.

“U jemi me të vërtetë mirënjohës policëve dhe ekipit që dërguan dhe e hoqën atë krijesë nga shtëpia jonë”, tha Jan Schultz.

Aligatori ishte futur nga dera e qenit, ndërsa çifti tha se po “mësohen” me ndryshimet e shtëpisë.