Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çfarë konsumoi çdo ditë një grua që jetoi 122 vjet

Kompania britanike Eden's Gate kreu një kërkim mbi njerëzit më të vjetër në botë për të zbuluar se çfarë i ndihmoi ata të jetonin gjatë, shkruan revista “Eat This, Not That”.

Ata pyetën gjashtë persona që ishin mbi 100 vjeç. Sigurisht, dieta, stresi dhe statusi socio-ekonomik luajtën një rol për sa kohë sa jetuan këta persona. Kompania e përmendur deklaroi se gruaja franceze Jeanne Louise Calment ishte personi më i vjetër në botë - ajo jetoi për 122 vjet. Në një rast, ajo renditi tre gjërat që konsumonte çdo ditë:

Çokollatë

Ajo e hante çokollatën pas çdo vakti. Edhe pse dikujt mund t'i duket e çuditshme, ky ushqim ka përfitime të shumta shëndetësore. Hulumtimet e publikuara në revistën Antioxidants & Redox treguan se është e dobishme për zemrën, se ndihmon në luftimin e kancerit dhe sëmundjeve infektive që dëmtojnë sistemin imunitar.

Vaj ulliri

Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) thekson se vaji i ullirit, ndër të tjera, përmban vitaminë E dhe ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL). Prandaj, rreziku i sëmundjeve të zemrës është më i ulët. Rezultatet e hulumtimit të publikuara në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë treguan se konsumimi i sasive të mëdha të vajit të ullirit lidhet me jetëgjatësinë. Mjekët këshillojnë ta përdorni në vend të margarinës dhe majonezës. Një të tillë e përdorte pothuajse në çdo vakt të ngrënies edhe Calmenti.

Verë

Calmenti deklaroi se i pëlqente veçanërisht të pinte një verë të kuqe të prodhuar në Portugali. Shumë njerëz e konsumojnë këtë lloj vere si pjesë e dietës mesdhetare, e cila është shpallur më e shëndetshme për organizmin. Sigurisht, është e rëndësishme që të konsumoni një sasi të moderuar, jo më shumë se një gotë në ditë.

Artikuj të ngjashëm