Oxhakët feudalë ishin familjet e mëdha pronare tokash, që përbënin oligarkinë sunduese feudale të Shqipërisë në shek.XVIII e deri në fillim të shek.XX.
Secili oxhak kishte vendosur pushtetin e vet politik e ushtarak dhe e përforconte atë duke krijuar lidhje familjare, aleanca e tarafe brenda e jashtë krahinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPorta e Lartë mbështetej tek më të fuqishmit prej oxhakëve feudalë, të cilët i lidhi deri diku pas vetes, duke u besuar detyrat më të rëndësishme administrative e ushtarake dhe duke shfrytëzuar, nga ana tjetër, rivalitetin midis tyre.
Ndër oxhakët feudalë më të përmendur në Shqipëri gjatë shek.XVIII kanë qenë: Toptanët në Krujë, Velabishtët në Berat, Vlorajt në Vlorë, etj./Dita.