Ekspertët e internetit nuk kanë qenë në gjendje të vendosin se çfarë është një “vrimë e zezë” e shfaqur në Google Maps, pasi u zbulua për herë të parë nga një përdorues i Reddit.
Vrima e zezë, e cila ka tre anë, u shpërnda në Reddit javën e kaluar nga Kokoblocks i cili shkroi: “Kjo nuk duket aspak si një ishull”.
Përdoruesi vazhdoi të diskutojë nëse vrima e zezë ishte apo jo një ishull apo një bazë sekrete ushtarake.
Shumë kërkuan në Google Maps për të gjetur vrimën e zezë, e cila përfundimisht doli të ishte një atoll që i përket Republikës së Kiribatit, i njohur si ishulli Vostok.
Siç raportoi Live Science, Google shpesh mjegullon bazat ushtarake dhe vendndodhjet e tjera “sekret” për të shmangur zbulimin e informacionit rreth vendndodhjes së vendeve të tilla, gjë që mund të çojë në spekulime për një “vrimë të zezë”.
-
Zbulohet një objekt shumë i ndritshëm që fuqinë e merr nga vrima e zezë
-
Ukraina kryen sulm të madh kibernetik në Krime
-
Del imazhi më i kthjellët i vrimës së zezë
-
Zbulohet një vrimë e zezë 30 miliardë herë më e madhe se dielli
-
Zbulim i ri mbi vrimat e zeza, shkencëtarët të habitur nga “energjia e zezë” që mposht gravitetin