Kuriozitet

Burri që “rastësisht” luajti lotari dhe i fitoi 250 mijë dollarë

Një burrë nga Karolina e Veriut tha se i bleu dy tiketa lotarie, e me njërën prej tyre i fitoi 250 mijë dollarë, shkroi “Upi” të martën.

56-vjeçari Billy Pruett, tha se u ndal në një dyqan pranë rrugës për të blerë ushqime, e me to vendosi të merrte edhe tiketa për lotari. Ai u shpreh se pati dilema sa copë t’i merrte, deri kur vendosi “përfundimisht” që t’i blinte dy.

“Zemra më shkoi te këmbët. Nuk mund të flija tërë natën”, deklaroi ai, duke shtuar se ka bërë disa plane se ku t'i shpenzojë paratë.

“Do t'ia blejë të dashurës një dhuratë të madhe krishtlindjesh”, shtoi Pruett.