Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Burri me alzheimer harron se ishte i martuar, dashurohet sërish me gruan e tij

Një të shtunë mbrëma dimrin e kaluar, ndërsa Peter dhe Lisa Marshall po shikonin shfaqjen e preferuar në televizion, Peteri e shikoi Lisën dhe i propozoi martesë.

Ajo çfarë nuk kujtonte Peteri ishte se atë veçse ishin të martuar.

I diagnostikuar me alzheimer tri vjet më parë, Peteri kishte filluar ta humbte kujtesën.

Ai harroi takimin e tyre të parë, që ishin përqafuar e puthur më parë. Kishte harruar edhe martesën e tyre.

“Është zemërthyese. Kemi krijuar kujtime të reja, por dhemb sepse gjithmonë dua të them ‘e kujton atë kohë’? Por, Peter nuk kujton asgjë që ka ndodhur 20 vjetët e fundit”, i tha ajo CNN-it.

Edhe Mes përballjes me demencën, Bruce Willis dhe Emma Heming shënojnë 17 vjet martesë Showbiz Mes përballjes me demencën, Bruce Willis dhe Emma Heming shënojnë 17 vjet martesë

Por, në 2020 ata u dashuruan me njëri-tjetrin për të dytën herë. Peteri i propozoi edhe një herë martesë, pasi nuk i kujtohej se ata ishin të martuar.

Megjithatë, ata sërish u martuan nën betimin se gjithmonë do të qëndrojnë së bashku.