Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Burgoset gruaja që kolliti mbi produktet në një dyqan, pretendonte se ishte me COVID-19

Një grua nga Pennsylvania që pranoi fajësinë për kollitje dhe se pështyu ushqimin në një supermarket gjatë fillimit të pandemisë me COVID-19, është dënuar me një vit burgim.

Margaret Ann Cirko u shpall fajtore në korrik. Autoritetet kanë thënë se Cirko hyri brenda dyqanit më 25 mars 2020 dhe qëllimisht kolliti mbi produktet e freskëta dhe mallrat e tjera, duke bërtitur se ishte e infektuar dhe se të gjithë do të sëmureshin.

Joe Fasula, një nga pronarët e supermarketit, tha se mallra në vlerë mbi 35,000 dollarë është dashur të hidhen për shkak të saj, raportoi AP.

Cirko rezultoi negativ për koronavirus më pas, sipas avokatit të saj, i cili tha se ajo ishte e dehur gjatë kohës së incidentit. Ajo kërkoi falje në gjykatë.