Jo vetëm të pasurit dhe të fuqishmit po dhurojnë para për rindërtimin e Katedrales “Notre-Dame” në Paris, pasi zjarri e shkatërroi këtë muaj.
Një pjesë shumë e vogël e gati 850 milionë eurove të dhuruara deri tani, vjen nga një burim shumë modest.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë vajzë e vogël nga Britania dërgoi 3.38 euro në “Fondation du Patrimoine”, një nga katër organizatat e ngarkuara nga qeveria franceze për mbledhjen e donacioneve për rindërtimin e katedrales.
“Të dashur qytetarë të Francës dhe Parisit, emri im është Caitlyn, dhe jam 9 vjeç, jetoj në Angli”, i shkroi Caitlyn Handley në një letër fondacionit. “Dëgjova për zjarrin e Notre Dame në radio dhe doja të ndihmoja, e di që nuk është shumë, por çdo gjë ndihmon”.
Simon Handley, babai i Caitlynit, tha për CNN se vajza e tij ishte shumë e mërzitur pasi zbuloi se sa e vjetër ishte katedralja.
“Ajo u ndje keq ndaj mendoi se duhet të bënte diçka. Nuk mund të dhuronte qindra apo mijëra euro, por dha aq sa kishte mundësi”, tha Simon./oranews