Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Britanikë e irlandezë thuhet se kishin arritur para vikingëve në Ishujt Faroe

Njerëzit nga Britania ose Irlanda mund të kenë arritur në Ishujt e largët Faroe para vikingëve, bëhet e ditur përmes dëshmive të reja.

Historikisht, arkipelagu i Atlantikut të Veriut ishte pjesë e botës vikinge dhe banorët flisnin një gjuhë që rrjedh nga norvegjishtja e vjetër. Tani, provat e publikuara thonë se njerëzit arritën në ishull në vitin 500 para Krishtit, afro 350 vjet para se të arrinin skandinavët.

Ky vendbanim i hershëm daton tash e mijëra vjet.

Studiuesit kanë gjetur fragmente të ADN-së së deleve dhe mbetje kimike, në ishullin Farao të Eysturoy. "Bagëtitë mund të kishin arritur në arkipelagun e largët vetëm nëse do të çoheshin atje nga njerëzit me varka", thuhet në studimin e publikuar.

Artikuj të ngjashëm