Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Britania me ministër për Vetmi

Londra ka emëruar ministrin për Vetmi me qëllim që të vazhdohet puna e deputetes së vrarë Joe Cox dhe që të zgjidhet problemi i izolimit me të cilin po ballafaqohet pothuaj çdo i 10 person në këtë vend.

Këtë funksionin të ri, krahas funksionit aktual si ministre e sportit, do ta ushtrojë,Tracey Crouch, transmeton Koha.net.

Ajo do ta hartojë strategjinë për zgjedhjen e këtij problemi, për të cilin hulumtuesit thonë se ka lidhje me çmendurinë, vdekjen e hershme dhe me shtypjen e gjakut.

Cox u vra në vitin 2016 nga ekstremistët pas ushtrimit të pozitës së deputetes më shumë se një vit.

Shumica e më të vjetërve mbi 75 vjet jetojnë të vetmuar e rreth 200 mijë persona të moshuar në Britani nuk kanë folur me miq ose me të afërm më shumë se një muaj, thonë dokumente të Qeverisë britanike.

Edhe Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë Botë 5 d. më parë Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë

Çdo ditë, shumica e mjekëve merr nga një deri në pesë thirrje në ditë prej pacientëve që kërkojnë ndihmë pasi janë të vetmuar, ka kumtuar "Fushata për përfundimin e vetmisë”, rrjet që merret me zgjidhjen e këtij problemi.

Cox kishte themeluar komisionin për shqyrtimin e kësaj çështjeje pak para se të vritej dhe kishte ftuar Qeverinë të emëronte ministrin që do të merrej me këtë çështje.