Një zyrtar i lartë amerikan i shëndetit ka paralajmëruar se vendi po përballet me një epidemi vetmie që është po aq e rrezikshme për shëndetin sa pirja e 15 cigareve në ditë.
Kirurgu i Përgjithshëm, Vivek Murthy, ka bërë thirrje që izolimi social të trajtohet seriozisht ashtu si obeziteti ose abuzimi me droga.
Paralajmëroi se gati gjysma e amerikanëve të të gjitha moshave mendohet se janë ndikuar nga izolimi.
Murthy po ashtu zbuloi një kornizë për të rindërtuar lidhjet shoqërore, shkroi BBC.
Vetmia raportohet se rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me afër 30% - përmes çrregullimeve shëndetësore si diabeti, sulmet në zemër, pagjumësia dhe demenca.
Edhe
OBSH-ja e shpall vetminë “shqetësim global për shëndetin”
Mungesa e shoqërimit po ashtu lidhet me suksese të ulëta akademike dhe performancë të dobët në punë.
Çështja është përkeqësuar nga pandemi COVID-19, që bëri që shumë njerëz të reduktonin rrethin shoqëror.
-
Shqetësimet për shëndetin nga alkooli janë vetëm gjysma e historisë, e rëndësishme edhe kënaqësia
-
Vetmia e përkohshme mund ta dëmtojë shëndetin fizik
-
Ndotja e ajrit shkurton jetën më shumë sesa cigaret dhe alkooli
-
Ngrohja globale po i largon njerëzit nga aktiviteti fizik, rritet rreziku për sëmundje serioze