Gazetari i CNN, Will Ripley ka mundur të dokumentojë pamje të rralla brenda një apartamenti tipik në Korenë e Veriut dhe jetën e përditshme.
Ripley thotë se në 12 udhëtime në këtë vend ka qënë vetëm dy herë në një apartament tipik korean. Çifti që vizitoi jetonte në katin e 13-të të ndërtesës dhe Will i shpjegohet se njerëzit këtu nuk përdornin ashensorin për shkak të ndërprerjeve të energjisë, transmeton tch.
“Është diçka që ne në Perëndim nuk e bëjmë, të ngjitësh e të zbresësh përditë shkallët. Kur ngjitesh është një ushtrim i mirë, por pas një dite të lodhshme pune, apo një nate ku ke pirë....”, thotë Will.
Si në çdo shtëpi tjetër në Korenë e Veriut dhe në këtë apartament nuk mungonte fotoja e Kim Il Sung, dhe djalit të tij Kim Jong Li.
-
Kim Jong-un s’përjashton bisedimet me SHBA-në, me një kusht
-
Si i fshiu stafi i Kim Jong Un-it gjurmët e tij pas takimit me Putinin në Pekin
-
Verikoreanët dërgohen për të punuar në Rusi në kushte skllavërie
-
Pretendime të rreme për dhunë në familje nga emigrantët për të qëndruar në Britani
-
Koreja e Veriut po shton kapacitetet me armë bërthamore, thotë mbikëqyrësi i OKB-së