Bunkerë nuk janë ndërtuar vetëm në Shqipërinë komuniste, por edhe në vendet e tjera si kjo.
Një orë jashtë Sarajevës, një bunker i fshehur nën një mal tani krenohet me dhoma të gjera konferencash, teatro operative dhe televizion satelitor – ky është një vend i përshtatshëm për president.
Në vitin 1953, presidenti i Jugosllavisë Tito urdhëroi të ndërtohej një bunker masiv bërthamor. I quajtur Atomska Ratna Komanda (ARK), që i bie shqip Komanda Luftarake Atomike, bunkeri u ndërtua një orë larg në jug-perëndim të Sarajevës.
ARK-ja e Titos mendohet të jetë ndërtimi më i madh nëntokësor ushtarak i Bosnjës dhe Hercegovinës. 350 persona do të ishin në gjendje të jetonin dhe të punonin për gjashtë muaj pa pasur nevojë të dilnin prej tij.
Mega ndërtesa vjen në një video nga BBC, e cila po bën xhiron si një ndër gjigantët inxhinierikë në gjithë botën.
{gallery}