Një komunitetet majmunësh të rrallë mund të kalojnë tashmë të sigurt autostradën mes habitatit të tyre në Brazil pasi qeveria dhe koservacionistët ndërtuan kalimin e posaçëm për ta.
Ambjentalistët në Rio de Janeiro po shqetësoheshin nga rënia e popullatës së majmunëve të artë tamarin, një specie e rrezikuar vendase.
Pylli Atlantic në Rio de Janeiro është i vetmi vend në botë ku kjo specie ekziston në botën e egër.
Majmunët tamarin gjendeshin gjithnjë e më të izoluar pas ndërtimit të autostradës përmes zonës së tyre, por tashmë shpresohet që ura e ndërtuar e mbuluar me pemë e bimësi, do të mdihmojë majmunët të kalojnë në të tjera zona të pyllëzuara.
“Shkenca ka treguar që ky izolim të krijojnë shumë probleme për mbrojtjes e botës së egër. Izolimi gjenetik i popullatës është shumë i rëndë prandaj kishim nevojë për pyje të mëdha e të ndërlidhura”, tha Luis Paulo Marques Ferraz, drejtor i projektit të mbrojtjes së majmunëve tamarin.
Ura e ndërtuar vitin e kaluar është mbjellë me pemë e bimësi me shpresë të krijojë një korridor natyral, tërheqës për kafshët primate.
Edhe
Zbulohet një specie e re majmuni
Ferraz ka një popullatë prej 2,000 majmunë tamarin që jetojnë në një zonë pyjore prej rreth 25,000 hektarë, por që është e fragmentuar nga rrugë, qyteza elëndina.
“Prandaj ura si kjo janë strategjike dhe thelbësore për programin e konservimit”, shtoi Ferraz./TCH/

