Tre persona kanë vdekur e 15 të tjerë mbesin të zhdukur, pasi një urë është shembur në veri të shtetit brazilian Amazonas të mërkurën, raporton agjencia Reuters.
Departamenti i Zjarrfikësve të Amazonas ka thënë se po kërkon 15 persona pasi ura në autostradën BR-319 në qytetin Careiro është shembur. Qyteti është rreth 100 kilometra nga kryeqendra Manaus.
14 persona janë lënduar ndërsa disa vetura ishin duke kaluar urën.
Raportohet për tre të vdekur.