Rrëshqitja e dheut në një autostradë në jug të Brazilit ka lënë të vdekur dy persona dhe dhjetëra të zhdukur.
Sasi e madhe dheu rrëshqiti në autostradën në Parana duke goditur mbi 21 automjete që po lëviznin, raportoi BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipet e shpëtimit thanë se moti i keq dhe vendndodhja e largët kanë komplikuar përpjekjet e kërkimit.
Zjarrfikësit po përdorin kamera specifike për të lokalizuar të mbijetuarit e mundshëm. Mendohet se deri në 30 persona janë të zhdukur.
Pamjet nga ngjarja tregojnë një kamion kacavjerrë nga një anë e urës. Shpëtuesit gjetën trupin e shoferit të kamionit.
Një tjetër shofer kamioni i të cilit ishte zhytur në baltë, u shpëtua dhe pati pak lëndime.
Deri tash, gjashtë të mbijetuar janë lokalizuar.