Pekin, 11 maj – Drejtuesi i një biznesi të vogël kinez, i shqetësuar nga mbipesha e disa prej punonjësve të tij, ka bindur disa prej tyre t’i nënshtroheshin një diete duke iu ofruar një bonus për çdo kilogram të humbur.
”Wang Xuebao, i cili drejton ‘Kingtian Consulting’, një kabinet këshillimi në Xian (veri) ofroi 200 juan (26 euro) për çdo kilogram më pak”, sqaroi ai në një intervistë për median.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo”Që nga fillimi i muajit mars, 20 punonjës i janë bashkuar kësaj nisme. Bonusi më i lartë ceku vlerën 2 000 juan, në rastin e një punonjëseje mjaft të motivuar që humbi 10 kilogramë në dy muaj”, konfirmoi Wang.
Drejtuesi i ri tregoi se kishte pasur idenë e ofrimit të këtij bonusi për më pak kilogram, duke konstatuar që profesioni i konsulentit ishte shumë sedentar pasi kërkonte orë të gjata qëndrimi ulur në karrige