Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Gjashtë këshilla efektive për të humbur peshë në zonën e barkut

Foto: Getty Images

Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, diabeti e madje dhe kanceri. Ndaj për të humbur kilogramët e tepërt në këtë zonë, ndiqni këshillat e mëposhtme.

Synoni pakësimin e karbohidrateve në vend të yndyrave

Një studim i Johns Hopkins ka zbuluar se ndërmjet dietave me më pak karbohidrate dhe atyre me më pak yndyra, por të dyja me të njëjtën sasi kalorish, dietat me më pak karbohidrate rezultuan më të suksesshme në rënien në peshë.

Në vend të dietës, mendo për një plan ushqimor

Në përgjithësi, një mënyrë të ushqyeri me më pak karbohidrate, të bën të qëndrosh larg ushqimeve të pashëndetshme, duke të të drejtuar tek ushqimet më të pasura me fibra dhe proteina.

Edhe Hapat që duhet ndërmerren për humbjen e dhjamit të tepërt në bel Lifestyle Hapat që duhet ndërmerren për humbjen e dhjamit të tepërt në bel

Shto aktivitetin fizik

Aktiviteti fizik është thelbësor për të djegur dhjamin në pjesën e barkut. 30-60 minuta në ditë janë të nevojshme në varësi të synimeve që keni.

Ngri pesha

Qoftë dhe një sasi e moderuar stërvitjeje me pesha kontribuon në ndërtimin e masës muskulore që ndihmon në djegien e kalorive përgjatë gjithë ditës.

Lexo etiketat

Krahasoni brendet e produkteve ushqimore për të parë dallimet. Për shembull disa kompani që tregtojnë kos, thonë se kanë më pak yndyra, por nga ana tjetër kanë më shumë karbohidrate dhe sheqer.

Edhe Shprehia e mëngjesit që ndihmon në reduktimin e dhjamit rreth barkut Lifestyle Shprehia e mëngjesit që ndihmon në reduktimin e dhjamit rreth barkut

Qëndro larg ushqimeve të procesuara

Ushqimet e procesuara janë të mbushura me yndyra të dëmshme, sheqer, kripë dhe përbërës të tjerë që e vështirësojnë tej mase rënien në peshë./neps.al