Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Boksieri bullgar puth gazetaren gjatë intervistës

Video e një interviste të boksierit të peshave të rënda ka pushtuar rrjetet, pasi ky i fundit përfundon duke puthur gazetaren që po e intervistonte.

Bëhet fjalë për boksierin bullgarë, Kubrat Pulev, i cili puthi Jennifer Ravalo pasi mundi në raundin e shtatë Bogdan Dinu.

Gazetarja Ravalo tha se incidenti ishte i turpshëm, ndërsa boksieri reagoi në rrjetet sociale ku sqaroi se ata të dy janë miq dhe bënë shaka për puthjen.

“Gazetarja, Jenny është një mike e imja dhe pas intervistës isha aq shumë i gëzuar saqë i dhashë një puthje. Më vonë atë natë, ajo na u bashkua mua dhe shokëve të mi në festën e fitores. Në video, pas puthjes të dy qeshëm dhe falënderuam njëri-tjetrin. Me të vërtetë që nuk ka asgjë tjetër,”-shkroi ai.

Pavarësisht justifikimit, Pulev u kritikua shumë nga fansat për veprimin e tij që pushtoi rrjetet.

Artikuj të ngjashëm