Kompania “Boeing” paralajmëron se gjatë këtij viti do të testojë aeroplanin e udhëtarëve pa pilot.
Nënkryetari i njësisë për zhvillimin e prodhimit në “Boeing”, Majk Sinet tha se kompania do të testojë teknologjinë e inteligjencës artificiale në simuluesin e kabinës së pilotëve këtë verë dhe se vitin e ardhshëm do të fluturojë në qiell.
“Vitin e ardhshëm do të fluturojmë në aeroplanin, në të cilin disa nga vendimet të cilat i marrin pilotët, do të varen nga inteligjenca artificiale”, ka thënë ai.
Sfida para së cilës gjendet “Boeing” është si të bindë agjencitë rregullative, se fluturimi me aeroplanin me auto-pilot është i sigurt dhe si të marrë certifikatat e nevojshme.
Pjesa më e vështirë, siç thonë në “Boeing” mund të jetë si të binden udhëtarët që të fluturojnë me aeroplanin, të cilin nuk e drejton njeriu - piloti.
-
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
-
Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja
-
Kompania ajrore britanike hap vende pune për pilotë që drejtojnë avionët vetëm në tokë
-
Taksi pa shofer në rrugët e Spanjës, Uberi njofton planin për vitin 2026
-
Nëse fluturoni më 31 dhjetor, keni parasysh disa gjëra