Kompania “EasyJet” planifikon të heqë vendet në disa prej aeroplanëve të saj këtë verë, në mënyrë që të mund të kryejë fluturime me më pak ekuipazh në kabinë.
Linja ajrore po lufton me mungesë të stafit ndërsa përpiqet të kthehet në nivelet e shërbimit para pandemisë, shkruan të dielën BBC.
Duke hequr rreshtin e pasmë të ndenjëseve në flotën e saj A319, “EasyJet” tha se do të jetë në gjendje të fluturojë me më pak ekuipazh.
Kjo do të kufizonte numrin në bord në një maksimum prej 150 pasagjerësh.
“EasyJet” tha se ishte një mënyrë efektive për të operuar duke “ndërtuar elasticitet dhe fleksibilitet shtesë” në operacionet e linjës ajrore.
Fluturimet ende do të përmbushin rregulloret e Autoritetit të Aviacionit Civil (CAA) për numrin e kërkuar të ekuipazhit të kabinës, i cili bazohet në numrin e vendeve fizike, në vend të pasagjerëve në bord.