Një bllok akulli i shtrirë në një sipërfaqe prej 1.500 km katrorë është shkëputur në Antarktidë. Shembja e ajsbergut të mbiquajtur D28, u regjistrua nga sistemi satelitor Sentinel i BE-së.
Eventi i fundit më i madh i këtij lloji pat ndodhur në fillimin e viteve 1960, kur u shkëput një bllok akulli prej 9,800 kilometrash katrorë, kujtojnë ekspertë të NASA-s. Procesi i ndarjes së D28 kishte nisur që përpara 10 vjetësh dhe shkencëtarët po e mbanin nën vëzhgim.
Helen Fricker nga Instituti i Oqeanografisë Scriptps i tha BBC-se se ky episod nuk është pasojë e ndryshimeve të klimës. “Ka shumë gjëra për të cilat duhet të shqetësohemi në Antarktidë, nuk ende ndonjë arsye konkrete për alarm lidhur me këtë akullnajës”, është shprehur ajo.
-
Ajsbergu me madhësinë e Londrës shkëputet në Antarktikë
-
Shkëputet një pjesë tjetër e ajsbergut që konsiderohej më i madhi
-
Ajsbergu që dikur ishte më i madhi në botë, tani ka vetëm disa javë deri në zhdukje
-
Akulli unik 1.5 milionë vjet i vjetër shkrihet për të zbuluar misterin
-
Bërthamat e akullit të Antarktidës përmbajnë flluska ajri qindra vjeçare