Mijëra bletë “pushtuan” pjesë të sheshit “Times Square” të New Yorkut të martën pasdite, duke krijuar panik te turistët dhe kalimtarët.
Bletët u vendosën më pas në kioskën e një shitësi në “43 Street and Broadway”.
Masa e insekteve ishte aq e dendur sa ulte nga pesha pjesë të çadrës së shitësit që shërbente “hot dog”, shkruan tch.
Incidenti zgjati rreth një orë, para se ekipi i posaçëm i Departamentit të Policisë së New Yorkut t’i merrte bletët dhe t’i dërgonte diku tjetër.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm