Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Blen arkivolin për t’u “përgatitur” - dhe është më e shëndoshë se kurrë

Foto: Mirror

Një grua ka postuar në rrjetet sociale një fotografi në të cilën shihet se duke blerë një arkivol për vete, edhe pse ajo është më e shëndoshë se kurrë më parë.

Zodwa Wabantu, nga Afrika e Jugut, ka postuar foton në Instagram ku shihet duke provuar një arkivol të shtrenjtë dhe kjo ka shkaktuar konfuzion mes ndjekësve të saj, transmeton Koha.net.

“Vdekja! Shoqëria është aq shumë e frikësuar për të folur rreth vdekjes. Të gjithë do të vdesim, dhe unë mora një vendim për të blerë arkivolin tim ndërsa jam ende gjallë. Kushton 8.540 funte”, ka shkruar ajo në Instagram, shkruan Mirror.

Edhe pse vendimi i saj për blerjen e arkivolit duket shumë bizar, në fakt ka një arsye të dhimbshme pse e ka bërë këtë.

Image

Duke folur për Tshisa Live, Wabantu ka sqaruar se kur nëna e saj ka ndërruar jetë ajo është varrosur me një arkivol të lirë dhe se këtë nuk e donte për veten.

Gjithashtu, ajo shtoi se nuk dëshiron që familja e saj, veçanërisht djali i saj, të mundohen së bashku që të mbledhin paratë për shpenzimet funerale nëse do t’i ndodhte asaj ndonjë gjë.

Edhe Gjendet e gjallë gruaja në Tajlandë që besohej se kishte vdekur dhe po bëhej gati për t’u djegur Kuriozitet 8 muaj më parë Gjendet e gjallë gruaja në Tajlandë që besohej se kishte vdekur dhe po bëhej gati për t’u djegur

“Kur e varrosëm nënën time, ishte një gjë e tmerrshme. Ajo është varrosur në një arkivol të lirë”, tregoi ajo për Tshisa Live, përcjell Koha.net.

Ndjekësit e saj në Instagram ka reaguar shumë në lidhje me këtë blerje të saj të pazakonshme.