Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Binjakët identikë martohen me binjaket identike, vendosin të jetojnë me një apartament

Binjakët identikë në Michigan kanë vendosur të martohet me motrat identike në një ceremoni të përbashkët martesore, para se jetojnë në një apartament me dy dhoma të gjumit.

Zack dhe Nick Newan, 24-vjeçarë, janë të pandashëm që prej lindjes. Të njëjta janë edhe bashkëshortet e tyre, Krissie dhe Kassie Bevier, gjithashtu 24-vjeçare.

Çiftet kanë thënë se çdo gjë do të bëjnë së bashku, përfshirë edhe ceremoninë e martesës.

Martesa e Krissiet me Zackun do të mbahet më 3 gusht, ndërsa ajo e Kassiet me Nickun më 4 gusht.

Krissie ka thënë se është e rëndësishme për të dhe motrën e saj që të organizojnë martesën e ndarë pasi “të jesh binjake do të thotë se kurrë nuk mund të bësh diçka vetëm”. Sidoqoftë, pasi lista e mysafirëve është e ngjashme, ata kanë vendosur që ceremonia e martesës të jetë një ditë larg njëra-tjetrës.

Edhe Binjakët propozojnë, binjaket thonë “po” Kuriozitet Binjakët propozojnë, binjaket thonë “po”

Çiftet gjithashtu planifikojnë që të kalojnë disa ditë ndaras në muajin e mjaltit.

Binjakët u njoftuan katër vjet më parë në Universitetin e Grand Valleyt.