Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bima më e gjatë në botë është mbi 120 kilometra

Bima më e gjatë e gjallë në botë u identifikua në ujërat e cekëta në brigjet e Australisë Perëndimore, kanë bërë të ditur shkencëtarët ndërkombëtarë.

Ajo quhet “bari i detit” apo ndryshe “Posidonia australis” dhe shtrihet në mbi 120 kilometra gjatësi në Gjirin Shark, një zonë e mbrojtur si trashëgimi botërore. Kjo gjatësi e bimës mund të krahasohet me distancën mes San Diegos dhe Los Angelesit në SHBA, raportoi CNN-i të enjten.

Bima ka këtë gjatësi pasi mund të “klonohet” nëpërmjet degëve gjenetikisht identike. Ky proces, sipas shkencëtares Elizabeth Sinclair, është mënyrë e rrallë riprodhimi.

“Shpesh na pyesin se cila bimë rritet më së shumti në hapësira detare. Përgjigjet tona thonë se bari i detit e arrin këtë stad të rritjes. Përgjigja na befasoi edhe neve”, tha ajo.

Studimet amerikane zgjatën nga 2012-ta, në 10 lokacione të ndryshme, ndërsa u përfshi edhe çështja e kushteve mjedisore, thellësisë dhe temperaturës së ujit.

“U zbulua se bima ishte në gjendje të vazhdojë të rritet nëpërmjet rritjes vegjetative, duke i shtrirë rizomat (rrënjët) jashtë”, shtoi studiuesja Sinclair.

Artikuj të ngjashëm