Produkteve me imazhin e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle, iu është ulur ndjeshëm çmimi pas ndarjes së tyre nga familja mbretërore.
Dyqanet e dhuratave kanë ulur çmimet me të madhe gjatë së hënës, derisa pronarët e tyre kanë pranuar se po likuidojnë produktet me emrin dhe imazhin e çiftit tashmë të ndarë.
“Ata më nuk janë pjesë e familjes mbretërore. Pas ndarjes, blerësit nuk do t’i duan më këto gjëra. Duam t’i shesim të gjitha që i kemi dhe nuk do t’i mbajmë në dyqan”, ka thënë shitësi Sam Kan.
Një filxhani me imazhin e Harryt së bashku me bashkëshorten e tij, i ka rënë ndjeshëm çmimi, transmeton KTV. Nga 8.99 funte, tani kushton 4.99 funte.
Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do t’i përdorin më titujt mbretëror. Ata do t’i kthejnë paratë e taksapaguesve që i përdorën për të rinovuar shtëpinë e tyre në Windsor.
Të dielën, Harry ka thënë se nuk i kishte mbetur opsion tjetër veçse të largohej nga posti mbretëror.
Edhe
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
Me një marrëveshje me mbretëreshën Elizabeth, Harry dhe bashkëshortja e tij do të kenë të ardhme të pavarur.
Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi në fillim të pranverës.
E deri atëherë, Harry do të vazhdojë me detyrat zyrtare.
-
Harry i vetëm në Britani pasi gruas dhe fëmijëve të tij nuk iu ofrua siguri shtetërore
-
Jo me paratë e taksapaguesve: Prince Harry i dëshpëruar për mundësinë e anulimit të vizitës në Londër
-
Princi Harry dhe Meghan Markle me serial të ri në “Netflix”
-
Princi Andrew humb titujt dhe dëbohet nga shtëpia mbretërore