Kuriozitet

Bideni ia harron emrin yllit të Warriorsit, pamjet bëhen viale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, priti basketbollistët e Golden State Warriors si kampionë aktualë të NBA dhe një situatë tërhoqi shumë vëmendje kur presidenti amerikan nuk e dinte emrin e Klay Thompsonit gjatë listimit të lojtarëve të “treshes së madhe”.

Golden State ishte më i mirë se Bostoni në finale sezonin e kaluar duke fituar 4:2 në serinë finale, dhe për tre lojtarët më të famshëm të kësaj skuadre - Stephen Curry, Draymond Green dhe Klay Thompson, ishte titulli i katërt kampion.

Pikërisht për këtë foli shkurt Bideni, por në një moment u hutua dhe harroi emrin e Thompsonit, një prej gjuajtësve më të mirë në historinë e basketbollit dhe kampionit olimpik nga Rio.

"Është e mahnitshme se si keni arritur të ndërtoni një ekip përsëri rreth “Treshes së Madhe” - Curry, Green dhe ... Gjithsesi, shkëlqyeshëm! Ju jeni vërtet të mrekullueshëm", ka thënë presidenti amerikan dhe situata shpejt u bë virale në rrjetet sociale.

“Golden State Warriors, ju jeni gjithmonë të mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë”, ka shtuar Biden.

Warriors nuk e kishte festuar titullin e vitit 2017 me presidentin e atëhershëm Donald Trump.

Këtë sezon Golden State ka rekord prej 22 fitoresh dhe 22 humbjesh në 44 ndeshje të luajtura dhe aktualisht janë në vendin e gjashtë në Konferencën Perëndimore.