Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bibliotekës së Kanadasë i kthehet pas 46 vjetësh libri i huazuar

Një bibliotekë në Ontario të Kanadasë iu kthye një libër i huazuar para 46 vjetëve, shkroi “Upi” të martën.

Fillimisht, një person nisi ta pastronte bodrumin e gjyshërve të tij, kur nën disa dokumente gjeti librin “Fitness Total In 30 Minutes A Week”, të autorëve Laurence Morehouse dhe Leonard Gross.

Librin, siç bëri të ditur burri, e kishte huazuar gjyshi i tij më 22 korrik 1976.

Ai e mori dhe e ktheu librin aty ku e kishte vendin, derisa biblioteka u befasua me gjestin.

“Faleminderit që e kthyet në degën tonë në Sherwood”, shkroi biblioteka në rrjetet sociale.